Aguero aksidentohet rrugës për në stërvitje!

Futboll

Aguero aksidentohet rrugës për në stërvitje!

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:41
Sergio Aguero

Ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero është përfshirë në një aksident të vogël gjatë rrugës tij për në stërvitje, të mërkurën në mëngjes.

Argjentinasi po udhëtonte për në qendrën e objektit “Etihad Campus” kur Range Range Rover i tij me vlerë rreth 80,000 euro ishte përfshirë në një aksident.

31-vjeçari fatmirësisht u largua nga përplasja pa lëndime serioze, pasi pamjet treguan dëme serioze në timonin e djathtë të përparm të makinës.

Image

City udhëton në “Selhurst Park” për t’u përballur me Crystal Palace në mbrëmjen e së shtunes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat