Charlie Adam ka disa fjalë për Xherdan Shaqirin

Futboll

Charlie Adam ka disa fjalë për Xherdan Shaqirin

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:43
Charlie Adam ka disa fjalë për Xherdan Shaqirin

Ish-mesfushori i Liverpoolit, Charlie Adam ka thënë se Xherdan Shaqiri mund të luajë në formacionin e parë.

Shaqiri këtë sezon nuk ka arritur të gjejë hapësira si titullar, gjë që ka bërë që të jetë i zemëruar me këtë fakt.

Mirëpo, Adam ka kërkuar nga lojtari të jetë i duruar, pasi mund të këtë vend të rëndësishëm në skuadër.

“Mendoj se varet nga ai. Ka pasur disa lëndime në përgatitjet parasezonale. Në Liverpool të duhen lojtarët më të mirë. Ata që nuk luajnë duhet ta tregojnë veten. Loja e tij është e mirë. Ka talent, gjithmonë e ka pasur. Është top lojtar, vetëm shikoni CV-në e tij”, tha Adam.

“Fatmirësisht mund ta tregojë veten në Liverpool, por është vështirë në klub të tillë. Është mjaftueshëm i mirë për të krijuar raste dhe të shënoj gola, mund t’i ndihmoj klubit të fitojë kampionatin anglez”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat