Ia kujt ja dedikon Moreno kualifikimin në Euro 2020

Futboll

Ia kujt ja dedikon Moreno kualifikimin në Euro 2020

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 16:45
Robert Moreno

Trajneri i Spanjës, Robert Moreno ia ka dedikuar kualifikimin në Euro 2020 ish-trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique.

Spanja në ndeshjen e kaluar barazoj me Suedinë me rezultat 1-1, gjë që ka bërë ta sigurojë kualifikimin.

Moreno tha se ky kualifikim i dedikohet Luis Enriques, i cili u largua nga stoli i Spanjës vitin e kaluar për të qëndruar me vajzën e tij, e cila vdiq.

“Kemi luajtur mirë edhe nëse do të kishim humbur, do të isha i lumtur. Kemi luajtur në stilin tonë. Jemi kualifikuar dhe jemi duke u munduar të qëndrojmë si liderë të grupit. Spanja është kombëtare me nivel të lartë dhe kualifikimi është i kërkuar. Kam mundësinë t’ia dedikoj këtë gjë Luis Enriques”, deklaroi ai.

Spanja është lider i grupit F me 20 pikë, pesë më shumë se Suedia që renditët në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Rumania me 14 pikë, pastaj vjen Norvegjia me 11 pikë dhe dy vendet e fundit i përkasin Ishujve Farore dhe Maltës me nga tri pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat