Zbulohet bilanci super negativ i Milanit! Gazidis dinte gjithçka

Futboll

Zbulohet bilanci super negativ i Milanit! Gazidis dinte gjithçka

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 16:50
Milan

Sipas asaj që referon Repubblica.it, bilanci i Milanit për sezonin 2018-2019 parashikon një humbje të barabartë me -155,9 milionë euro: bëhet fjalë për një shifër shumë më e lartë se ajo që ishte thënë deri tani në ambjente të ndryshme sportive, pra mes 90-100 mln euro, por edhe më e lartë se ajo e regjistruar vitin e shkuar kur humbja kishte arritur të prekte 135,6 mln euro.

Versioni online i të përditshmes Repubblica shpjegon që administratori i deleguar kuqezi, Ivan Gazidis, ka bërë një lëvizje tipike menaxherësh në vitin e parë të detyrës dhe që parashikon një "pastrim bilanci", duke hequr të gjitha humbjet e mundshme në një vit për ta rinisur nga zero.

Elliott ka vendosur paratë për të mbuluar humbjet sezonin e shkuar, fonde që sot do të konvertohen në aksione, duke shmangur humbjet financiare të sezonit në vijim, për të  mos rritur buxhetin sërish. Nga bilanci 2018-2019 i Milanit dallohet që ka pasur më pak fitime nga futbollistët (thuajse 17 mln euro, pasi plusvlerat kanë qenë të vogla). Ka pasur një rritje të kostos për administratën prej rreth 35,5 mln euro dhe shpenzime më të mëdha për shërbime (5 mln euro), përveç aspektit komercial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat