United hynë në garë për Ruiz

Futboll

United hynë në garë për Ruiz

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 16:58
Fabian Ruiz

Manchester United ka treguar interesim për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Spanjolli ka impresionuar të gjithë që nga koha kur i është bashkuar Napolit nga Real Betisi në vitin 2018 për 26 milionë euro.

Sipas disa mediave italiane “Djajtë e Kuq”, duan në verën e ardhshme ta transferojnë 23-vjeçarin dhe Napoli është i gatshëm ta shesë për 87 milionë euro.

Klube të interesuara për të janë dy gjigantët spanjoll Barcelona e Real Madrid.

Ruiz këtë sezon me Napolin janë në vendin e katër në tabelë me 13 pikë, gjashtë me pak se lideri Juventus që nuk di për humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat