Ylli i Bayern Munich: Nuk mund të luaj kurrë te Real Madridi

Futboll

Ylli i Bayern Munich: Nuk mund të luaj kurrë te Real Madridi

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 19:20
Bayern Munich

Blerja e re e Bayern Munich Theo Hernandez ka zbuluar se nuk do t’i bashkohej asnjëherë Real Madridit.

Francezi u transferua te gjigantët gjermanë për 80 milionë euro nga Atletico Madrid në merkaton e verës.

Në një intervistë për France Football, 23-vjeçari ka zbuluar se Los Blancos kanë kërkuar informacione për të, por ai ka refuzuar një transferim për shkak të besnikërisë ndaj Atletico-s.

“Është e vërtetë se Reali donte të më blinte, por jo verën e kaluar. Megjithatë, unë e kam refuzuar sepse nuk mund t’i bashkohem kurrë Realit për shkak se kam mbrojtur ngjyrat e Atleticos.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat