"Giampaolo, më vjen keq por te Milani kështu funksionon", flet Kessie!

Futboll

"Giampaolo, më vjen keq por te Milani kështu funksionon", flet Kessie!

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 20:41
Franck Kessie

Në një intervistë për “SportMediaset”, mesfushori i Milan, Franck Kessie foli ndër të tjera për shkarkimin e trajnerit Marco Giampaolo nga kuqezinjtë, duke identifikuar atë që sipas tij ishte ajo që i mungoi teknikut.

“Ne jemi futbollistë dhe duhet të japim gjithmonë maksimumin, cilido qoftë trajneri apo stafi teknik, duke reaguar si profesionistë. Giampaolo dha një sistem të ri loje, por për të bërë atë që ai dëshironte, mungonte koha”.

“Kur vesh fanellën e Milan, nuk ke kurrë kohë, sepse ka presion. Më vjen keq për trajnerin. Kishte shumë punë për të bërë, por nevojitet kohë për gjithçka”, deklaroi Kessie, i cili në lidhje me trajnerin e ri të “Djallit”, u shpreh:

“Nuk kam punuar kurrë me atë dhe tani kam këtë mundësi. Duhet të shoh atë që kërkon trajneri, për ta bërë në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat