Lajm i keq për Manchester United para derbit me Liverpoolin

Futboll

Lajm i keq për Manchester United para derbit me Liverpoolin

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 22:29
Manchester United

Paul Pogba dhe David de Gea do të mungojnë në superderbin e së dielës në Premierligë mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

De Gea u detyrua ta braktisë lojën në barazimin e Spanjës 1:1 kundër Suedisë të martën mbrëma.

“David ka nevojë për teste mjekësore. Mendoj se ai do të mungojë”, tha trajneri i Unitedit Ole Gunnar Solskjaer për Sky Sports.

Mungesa e De Geas nënkupton se Sergio Romero do të jetë titullar për herë të parë në ligë këtë sezon.

Përveç tij, Unitedi do të jetë edhe pa mesfushorin francez Pogba dhe yllin anglez Jesse Lingard, pasi Solskjaer konfirmoi se dyshja nuk do t’ia dalë të riaftësohet për ndeshjen e së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat