Trajneri i Shqipërisë lutet që të dënohet Turqia

Futboll

Trajneri i Shqipërisë lutet që të dënohet Turqia

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 23:21
Edoardo Reja

Trajneri i kombëtares Shqiptare Edoardo Reja, ka thënë se është habitur nga festimi i futbollistëve turq në ndeshjen ndaj kuqezinjve, gjë të cilën e përsëritën edhe ndaj Francës.

Reja thotë se shpreson që UEFA të marrë masa ndaj tyre në mënyrë që Shqipëria të ketë gjasa për kualifikim në Evropian.

“Pas ndeshjes kundër Turqisë pamë që u rreshtuan dhe bënë një përshëndetje ushtarake. Ishim të befasuar. Janë gjeste që duhet të censurohen. Pavarësisht gjithçkaje, ata e bënë diçka të tillë edhe kundër Francës. Shpresoj që UEFA të marrë masa kundër Turqisë, që ndoshta do të na kthente ne në rrugën e kualifikimit. Përveç atyre shpresave egoiste që mund të kemi ne, mendoj se do ta kalojnë me një gjobë”, ka thënë Reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat