Real Madrid me ofertë ‘galaktike’ për Chelsean, kërkohet ylli i skuadrës

Futboll

Real Madrid me ofertë ‘galaktike’ për Chelsean, kërkohet ylli i skuadrës

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 23:39
James Rodriguez

James Rodriguez ka rikuperuar buzëqeshjen e tij te Real Madrid, por kjo nuk do të thotë se ai është i paprekshëm.

Në fakt, për Zinedine Zidanen ai nuk është fillestar, dhe duhet të presë rastin pas Luka Modric dhe Toni Kroos.

Kësaj situate, James mund t’i shpëtojë shumë shpejtë, duke u përfshirë në një marrëveshje ‘galaktike’ të Real Madridit me Chelsean.

Është Florentino Perez që po synon të përdorë kolumbianin në një ofertë që do t’i nis Chelseas, për mesfushorin N’Golo Kante.

Te Chelsea, nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga ylli francez, nëse nuk paguhen rreth 160 milionë euro.

Këtë shumë, Real Madrid pritet ta zvogëlojë në 100 milionë euro, dhe shërbimet e James Rodriguez, duke e vlerësuar 60 milionë euro kolumbianin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat