Data e mundshme e El Clasicos mes Barçës dhe Realit, pas tensioneve në Katalonjë

Futboll

Data e mundshme e El Clasicos mes Barçës dhe Realit, pas tensioneve në Katalonjë

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 23:41
El Clasicos

As Qeveria Spanjolle, as Federata e Futbollit e Spanjës dhe as vetë La Liga nuk dëshirojnë që El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit, e përcaktuar të luhet më 26 tetor në Camp Nou, të zhvillohet në orarin e paraparë, prandaj kanë kërkuar të zhvendoset.

Në Spanjë druhen për sigurinë gjatë kësaj ndeshjeje për shkak të krizës së vazhdueshme politike dhe sociale në Katalonjë, pas vendimit të gjykatës supreme të Spanjës për dënimin me burgim të nëntë liderëve politikanë katalanë.

Të dy klubet janë deklaruar kundër propozimet që ndeshja të zhvendoset në Santiago Bernabeu dhe kundër përcaktimit të ndeshjes së kthimit në mars në Camp Nou.

Si pasojë, autoritetet spanjolle kjo i konsiderojnë datat e mundshme për zhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe gazeta spanjolle MARCA raporton se 18 dhjetori mund të jetë opsioni më i mirë për këtë.

18 dhjetori, që i bie ditë e mërkurë, nuk është data të cilën e ka kërkuar La Liga, por është opsioni më i përshtatshëm për të gjitha palët, sipas MARCA.

Vendimi i takon Komitetit të Garave të Federatës spanjolle dhe për këtë do të votohet të hënën nga të tri palët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat