Verratti: Jam lindur për futboll

Futboll

Verratti: Jam lindur për futboll

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 23:52
Marco Verratti

Padyshim se është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë.

Ylli i PSG-së dhe kombëtares italiane, Marco Verratti, së fundi ka dhënë një intervistë për mediat franceze, ku më së shumti është folur për fitoren fenomenale të kombëtares italiane ndaj Lihtenshtajnit, 5-0.

“Unë më mirë do të pranoja një gol sesa thjesht ta pranoja topin në fushë pa një ide të qartë se kujt ia pasoj. Thjesht e urrej atë, nuk mund ta bëj dhe nuk do ta bëj”, tha fillimisht ai.

“Unë kam mënyrën time të të luajturit, kështu që përpiqem ta ndjek atë dhe të mos i ndryshoj gjërat shumë. Unë kam qenë me fat që kam punuar me trajnerë që e shohin futbollin njësoj si unë, të cilët dëshirojnë të zotërojnë dhe të përpiqen të punojnë duke u bazuar në instiktin tim. Më pëlqen shumë roli që kam në ekip”.

Ai shpesh ‘akuzuar’ për mungesën e golave, por italiani ka deklaruar se ai nuk është Roberto Carlos. Më shumë kam dëshirë të pasoj tek bashkëlojtari në një pozicion më të mirë sesa të gjuaj nga 30 metra distancë, përfundoi ish-futbollisti i Sassuolos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat