Messi: Duam t’i fitojmë të gjithë trofetë

Futboll

Messi: Duam t’i fitojmë të gjithë trofetë

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:12
Lionel Messi

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se nuk kanë ndonjë trofe prioritet.

Messi ka arritur të fitojë këpucën e gjashtë të artë dhe gjithashtu muajin e kaluar ka arritur të fitojë çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA.

Argjentinasi tha se flasin shumë për Ligën e Kampionëve, por nuk e mbajnë prioritet, pasi duan të fitojnë edhe LaLigen ose Cup del Ray.

“Pavarësisht pse kemi biseda të shumta për Ligën e Kampionëve, nuk e harrojmë LaLigen ose Cup del Ray. Liga e Kampionëve është diçka speciale, por LaLiga është gjëja me e rëndësishme. Gjithmonë duam të fitojmë gjithçka”, deklaroi ai.

Barcelona këtë sezon në LaLiga është në vendin e dytë me 16 pikë, dy me pak se rivali i përjetshëm, Real Madrid, që nuk di për humbje në kampionatin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat