Alisson pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër United

Futboll

Alisson pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër United

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:34
Alisson Becker

Legjenda braziliane, Rivaldo ka thënë se portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, mund të luaj në ndeshjen e radhës kundër Manchester United.

Alisson ka qenë i lënduar para dy muajve në ndeshjen kundër Norwich Cityt, gjë që ka bërë që të mos këtë mundësi të luaj.

Mirëpo, braziliani është rikthyer në formë dhe është gati të tregojë vetën në “Old Trafford”.

I të njëjtit mendim është Rivaldo, i cili tha se Alisson është i gatshëm për të luajtur dhe do t’ia dal të tregojë për nivelin e tij.

“Alisson është gati për ndeshjen e radhës kundër Manchester United. Do të jetë ndeshja e parë pas disa muajve dhe do të jetë rrezik që do të luaj në këtë ndeshje të madhe, por ka eksperiencë dhe do të tregojë nivelin e tij. Secili lojtarë dëshiron të luaj në këto ndeshjet të mëdha. Është një ndër portierët më të mirë në botë për momentin, andaj besoj që nuk do të këtë ndonjë problem”, deklaroi ai.

Kujtojmë që “Djajtë e Kuq”, do t’i presin “Reds”, në “Old Trafford”, këtë të diele, ndeshje e cila fillon në ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat