Messi befason të gjithë: La Liga është më e rëndësishme se Liga e Kampionëve

Futboll

Messi befason të gjithë: La Liga është më e rëndësishme se Liga e Kampionëve

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:41
Messi

Lionel Messi beson se La Liga është kompeticioni “më i rëndësishëm” për Barcelonën, duke e vendosur atë përpara Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Mbretit.

Në të gjithë karrierën e tij deri më sot, 32-vjeçari ka fituar 10 herë La Liga-n, katër herë Ligën e Kampionëve dhe gjashtë sosh Kupën e Mbretit.

Duke folur pasi mori të mërkurën Këpucën e Artë, sulmuesi argjentinas zbuloi preferencën e tij për suksesin e brendshëm, duke përmendur se klubet kanë një shans më të mirë për të arritur në garat e tjera kur ata po performojnë mirë në ligat e tyre lokale.

“Liga e Kampionëve është diçka e veçantë për ne dhe ne duam ta fitojmë atë çdo vit”, tha Messi.

“Megjithëse e dimë që La Liga është më e rëndësishmja sepse kjo do t’ju bëjë që të jeni konkurrues në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Spanjës”.

“Është e vështirë kur nuk je duke bërë mirë në La Liga dhe po përpiqesh të bësh mirë në Ligën e Kampionëve”.

“Është e vërtetë që ne flasim gjithmonë për Ligën e Kampionëve, por nuk harrojmë La Ligën dhe Kupën Spanjolle, sepse ne jemi Barcelona dhe duam të fitojmë të gjitha titujt”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat