Agjenti i Hysaj: Napoli duhet ta lejojë të largohet

Futboll

Agjenti i Hysaj: Napoli duhet ta lejojë të largohet

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:44
Elseid Hysaj

Agjenti i Elseid Hysaj ka pranuar interesimin e klubit italian, Roma.

Hysaj është gati për t’u larguar nga Napoli në afatin e janarit.

Agjenti i tij tha se do të jetë në të mirë të Napolit nëse e lejojnë shqiptarin të largohet.

“Ka pasur diskutime me Romen gjatë afatit kalimtar, por ndaluam kur sezoni filloj, por mund të ndodh përsëri transferimi. Mendoj se është në të mirë të Napolit nëse negociojmë në janar, pasi mund ta humbasin si lojtar të lirë. Ka mbetur vetëm një sezon dhe Napoli nuk do të jetë vazhdimi i karrierës, duhet ta lejojnë të largohet”, deklaroi ai.

Napoli këtë sezon është në vendin e katër me 13 pikë, gjashtë me pak se lideri Juventus që ende nuk ka humbur këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat