Interi i befason të gjithë, planifikon rikthimin e Ibrahimovic

Futboll

Interi i befason të gjithë, planifikon rikthimin e Ibrahimovic

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 11:48
Zlatan Ibrahimovic

Lëndim i këmbës së majtë, që kërkonte ndërhyrje kirurgjikale për t’u tejkaluar plotësisht. Ky është rezultati i ekzaminimeve mjekësore të Alexis Sanchez, që tronditi Interin. Sulmuesi në fjalë do të mungojë së paku për tre muaj, ndërkohë që e ka kryer me sukses operacionin.

Ky kushtëzim do ta detyrojë trajnerin Conte të mbështetet te Sebastiano Esposito, edhe pse shumë i ri. Diçka mund të bëhet në merkato, megjithatë, në janar. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, hipoteza e kthimit të Keita Baldé mbetet e mundshme. 

Dy opsione të tjera, më shumë sugjerime se gjithçka tjetër, të çojnë tek emrat e Zlatan Ibrahimovic dhe Mario Mandzukic. Për suedezin nuk do të ishte e nevojshme të pritej deri në fund të sezonit, kur i skadon kontrata me Los Angeles Galaxy. Përsa i përket kroatit, Juventusi vështirë se do ta shiste atë tek një konkurrent i drejtpërdrejtë për titullin. Kjo zgjedhje do të zemëronte tifozët bardhezinj, që ende e duan nënkampionin e botës, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë sezon.

Po kështu, vëmendja e Interit është drejtuar edhe tek ndonjë mesfushor, i cili mund ta rrisë nivelin e këtij reparti. Kjo gjë që mund të arrihet me lamtumirën e disa lojtarëve, të cilët nuk kanë gjetur shumë hapësira nën drejtimin e Antonio Conte, siç janë Matias Vecino dhe Roberto Gagliardini. Aktualisht, blerja e një sulmuesi përbën përparësi kryesore për zikaltrit, pas dëmtimit të Sanchez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat