Elliott ka investuar 300 mln euro te Milani deri tani, sakrifikohet një nga dy blerjet e janarit?

Futboll

Elliott ka investuar 300 mln euro te Milani deri tani, sakrifikohet një nga dy blerjet e janarit?

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:22
Milani

Humbja prej 156 milionë euro në bilancin e aprovuar të Milanit për sezonin 2018-2019 është ndër më negativët në historinë e klubit kuqezi, edhe pse Elliott e kishte parashikuar këtë në vitin e parë, duke bërë investime në baza materiale, në infrastrukturën e qendrës stërvitore dhe të rinjtë, por edhe në administratë, prezantimin mediatik dhe rrjetet sociale, pa harruar këtu merkaton, ku vetëm në janar Paqueta-Piatek kushtuan mbi 70 mln euro të dy.

Në dy vite janë humbur thuajse 300 mln euro dhe në fund të muajit, Asambleja e Ortakëve duhet të aprovojë këtë bilanc. Një bilanc i kuq për shkak edhe të humbjes së Empolit në "San Siro" ndaj Interit, pasi nëse shtylla e Caputos do të ishte gol, sot do të flisnim për një humbje shumë herë më të vogël duke ditur fitimet e Champions (thuajse 50 mln euro).

Kështu, Maldini dhe Boban, në merkaton e janarit, duhet të bëjnë të pamundurën për të shitur ndokënd dhe që të përfitojnë me huazime deri në fund të sezonit për të fuqizuar ekipin. Elliott ka shpenzuar shumë para sepse donte spastrimin e bilancit në vitin e parë dhe për këtë sezon të mos ketë asgjë të çmendur.

Ndërkohë, sirena nga Franca flasin për një interesim të PSG për Lucas Paqueta, pasi Leonardo është duke e ndjekur me vëmendje, duke qenë se ai e mori te Milani kur ishte. Oferta pritet të jetë 40 mln euro, që Milani e konsideron shumë pak duke qenë se e bleu 38 mln euro. Sakaq, Piatek nuk ka merkato të fortë, pasi vlera e tij pas 35 mln eurove të shpenzuara në janar ka rënë në 20 mln euro me rendimentin e muajve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat