Çekia-Kosova, ndeshja cilësohet si e rrezikshmërisë së lartë! Ja çfarë anulohet

Futboll

Çekia-Kosova, ndeshja cilësohet si e rrezikshmërisë së lartë! Ja çfarë anulohet

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 14:13
Çekia-Kosova, ndeshja cilësohet si e rrezikshmërisë së lartë! Ja çfarë anulohet

Federata e Futbollit të Çekisë ka njoftuar se e ka anuluar shitjen e biletave në sistemin online për ndeshjen Çeki - Kosovë që zhvillohet muajin e ardhshëm.

Sipas presidentit të këtij institucioni Martin Malik kjo do të ndodhë për shkak se kjo ndeshje cilësohet si e rrezikshmërisë së lartë.

Fillimisht ishte paralajmëruar se tifozët çek mund të pajiseshin me bileta nga dita e sotme por gjithçka është anuluar për shkaqe sigurie.

Kësisoj, tashmë tifozët çek biletat mund t’i blejnë vetëm në zyret afër stadiumit, kurse tifozët e Kosovës përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.

”Bazuar në hulumtime, ndeshja kundër Kosovës do të jetë e rrezikshmërisë shumë të lartë dhe siguria do të jetë çështja primare për neve. Dua t’i kërkoj të gjithë tifozëve tanë që të distancohen nga çdo kontakt me kosovarët, veçanërisht për çështje politike, diskutime verbale apo në distancë, koreografi, veshje etj.

Besoj që gjëja e fundit që do të dëshironim është ndëshkimi nga UEFA për Kombëtaren tonë, që do të thoshte se mund të rrezikonim pjesëmarrjen në kampionatin evropian”, deklaroi presidenti i Federatës çeke, Martin Malik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat