Allegri: Duhet të përmirësohem në anglisht

Futboll

Allegri: Duhet të përmirësohem në anglisht

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 15:44
Max Allegri

Ish-trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka thënë se nuk di mjaftueshëm anglisht për t’u bërë trajner në Premier Ligë.

Sipas disa raportimeve Allegri është i lidhur me një kalim te Manchester United ose Tottenhami.

Tekniku italian tha se është duke mësuar anglisht dhe në të ardhmen ka mundësi të bëhet trajner në kampionatin anglez.

“Nuk di mirë anglisht, por jam duke mësuar. Ka dy mënyra për t’u bërë trajner i mirë, më pëlqen më shumë të dëgjoj. Fal kësaj strategjie, kam më shumë informacione. Kur erdha në Itali pas Antonio Conte, shumë njerëz menduan se nuk mund të bëja asgjë. Situata nuk ishte perfektë sepse kuptova që duhet ta rregulloj skuadrën. Fillova të dëgjoj dhe ndryshova klubin”, u shpreh ai.

Allegri është larguar nga “Zonja e Vjetër”, gjatë afatit kalimtar dhe ende është pa skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat