Rakitic nuk pranon të transferohet në United, kjo është arsyeja

Futboll

Rakitic nuk pranon të transferohet në United, kjo është arsyeja

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 16:27
Ivan Rakitic

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic nuk dëshiron të transferohet në Manchester United.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq”, duan ta blejnë kroatin, por një gjë nuk është pranuar nga familja e kroatit.

31-vjeçari po dëshiron të qëndroj në “Camp Nou”, por nëse situata e tij nuk ndryshon, atëherë duhet të largohet dhe familja e tij preferojnë një transferim në Paris ose Milan.

United janë duke u munduar që ta blejnë mesfushorin gjatë afatit dimëror, por kjo gjë nuk është pranuar nga familja e tij.

Barcelona dëshiron të shesë disa lojtarë pasi kanë shpenzuar shumë para gjatë afatit veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat