Llapjanët e revoltuar, bëjnë thirrje te tifozët

Futboll

Llapjanët e revoltuar, bëjnë thirrje te tifozët

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 18:03
Llapjanët e revoltuar, bëjnë thirrje te tifozët

Klubi i futbollit Llapi ka reaguar ashpër në lidhje me dënimin nga ana e Komisionit Disiplinor.

“Komisioni disiplinor dënon Llapin me dy ndeshje pa praninë e shikuesve. Përmes këtij njoftimi jemi të thirrur të sqarojmë për publikun llapjan dhe tifozerinë "Legjendat" se ndeshja e nesërme Llapi – Trepça '89 dhe ndeshja e ardhshme si vendas ndaj Drenicës do zhvillohen pa praninë e shikuesve, vendim ky që është marrë sot nga Komisioni disiplinor i FFK-së.

Bëjmë thirrje tek tifozët tanë, futbolldashësit dhe "Legjendat" të jenë të qetë ndaj këtij vendimi aspak të drejtë dhe të pabazë pasi që ky vendim është i tëri në dëm të klubit, ku pa asnjë fakt e dëshmi dënojnë klubin kinse për sulm të publikut ndaj futbollistëve kundërshtar.

Ndërsa FFK-së dhe Komisionit disiplinor përkatës publikisht iu themi se nëse munden, le të ia ndalojnë televizionet tifozëve, pasi ndeshja do jetë në transmetim të drejtpërdrejt në Supersport!”, thuhet nga Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat