"Me fat që u ktheva shëndoshë e mirë në shtëpi", ylli i Tottenham rrëfen "luftën" Kore e Veriut-Kore e Jugut!

Futboll

"Me fat që u ktheva shëndoshë e mirë në shtëpi", ylli i Tottenham rrëfen "luftën" Kore e Veriut-Kore e Jugut!

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:17
Son Heung-min

Nuk ishte takimi i parë mes dy kombëtareve, duke parë se në vitin 1990 u organizua ndeshja e "ribashkimit", por derbi i parë zyrtar mes Koresë së Veriut dhe Jugut tërhoqi vëmendjen e gjithë botës së futbollit.

Stadium bosh në Pyeongyang, pa sponsorë në fanella dhe pa mediat e pranishme. Në fund, 0-0 dhe pak sherr mes lojtarëve. Ai që rrëfen atë pasdite të çmendur është futbollisti i Tottenham, Son Heung-min, që për mediat thotë: "Sa keq që nuk fituam!". "Por, ndeshja ishte kaq agresive, saqë mendoj se ishim me fat që u kthyem shëndoshë e mirë në vendin tonë, ose pa u dëmtuar".

"Na u duk sikur ishim në luftë dhe nuk bëmë dot atë që dinim, pasi Koreja e Veriut ishte agresive, na shanin dhe godisnin. Arbitri la ndeshje të fortë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat