Kampionati elitar italian i futbollit, Serie A, është gati që të bëjë një kthesë të madhe në luftën kundër racizmit.
Serie A po përgatitet që të përdor kamerat e VAR për të kapur abuzuesit që bëjnë thirrje raciste në tribuna.
Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina.
“Kemi bashkëpunuar me Ministrinë dhe kemi bërë disa ligje për sanksionet e duhura. Do të përdorim edhe teknologjinë, por ne mund ta bëjmë vetëm me ndihmën e policisë dhe Ministrisë së Brendshme” ka thënë Gravina.
Thirrjet raciste në tribunat e futbollit italian kanë qenë një nga problemet kryesore që kanë përcjell futbollin italian viteve të fundit [kujtojmë stadiumin e Cagliarit.