Man City i bashkohet Barcës dhe Realit në garë për Haaland

Futboll

Man City i bashkohet Barcës dhe Realit në garë për Haaland

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 21:48
Erling Haaland

Erling Haaland është lojtari që po tërheq vëmendjen e gjigantëve të futbollit evropian.

Manchester City është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për Haaland, pas Barcelonës dhe Real Madridit.

‘The Sun’ shkruan se Man City kanë filluar të skautojnë lojtarin 19 vjeçar gjatë këtij sezoni.

Madridi, Barca dhe Man Utd kanë qenë të lidhura ngushtë me lojtarin norvegjez, i cili ka qenë spektakolar me Salzburg.

Man City janë gati që të garojnë fuqishëm me gjigantët e Spanjës, për shërbimet e yllit Haaland, i cili shihet si një nga më premtuesit në pozitën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat