Upamecano jep sinjale pozitive për Arsenal

Futboll

Upamecano jep sinjale pozitive për Arsenal

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Skuadra e Arsenal ka marrë disa sinjale mjaft pozitive nga objektivi i tyre për mbrojtjen.

Arsenal është vënë në kërkim të mbrojtësit të Leipzig, Dayot Upamecano, për një kohë mjaft të gjatë.

Skuadra nga Londra veriore nuk arriti të siguronte nënshkrimin e mbrojtësit të Leipzig gjatë verës, por tentimet për të duket se nuk kanë mbaruar aty – madje ata kanë marrë sinjale mjaft pozitive së fundmi nga lojtari.

Sipas raportimeve të ‘Kicker’, Upamecano nuk është i gatshëm të nënshkruajë rinovimin e kontratës me skuadrën gjermane.

Ky hezitim po vjen pikërisht për të sforcuar largimin e tij nga Leipzig gjatë verës së ardhshme.

Arsenal tashmë do të kenë mundësi që të aktivizohen maksimalisht për të siguruar nënshkrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat