"Problemi i United? Ka humbur efektin Tyson"

Futboll

"Problemi i United? Ka humbur efektin Tyson"

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 07:23
Solskjaer

Manchester United nuk po kalon një moment të mirë. Skuadra e Solskjaer, në fakt, ka arritur të marrë vetëm nëntë pikë në tetë javët e para të kampionatit.

Një ecuri aspak e mirë për të cilën ka folur edhe ish-sulmuesi anglez, Emile Heskey: "Djajtë e Kuq nuk janë më të frikshëm", ka thënë ai për "The Sun".

"Kundërshtarët e Mike Tyson kanë thënë dikur se e kishin humbur ndeshjen para se të ngjiteshin në ring. E njëjta gjë ndodhte me kundërshtarët e Manchester United, ndërsa tani nuk ndodh më".

"Askush nuk ka më frikë që të shkojë në Old Trafford. Tashmë ekipet argëtohen kur shkojnë atje, është si një shëtitje dhe nuk duhet të jetë kështu".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat