Dy tentativa në 15 vjet, legjenda e Messit mund të ishte zikaltër

Futboll

Dy tentativa në 15 vjet, legjenda e Messit mund të ishte zikaltër

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 07:54
Leo Messi

Më 16 tetor të vitit 2004, kur mbeteshin edhe 7 minuta nga përfundimi i përballjes Espanyol-Barcelona dhe blaugranat fitonin 0-1 falë golit të Deco, trajneri holandez i katalanasve, Frank Rijkaard vendosi të aktivizojë djaloshin e rritur te Masia, Lionel Messi, që do të debutante pikërisht atë mbrëmje me numrin 30 mbi shpatulla.

Më i vogli mes të gjithëve, por i driblon kundërshtarët njëlloj si të ishin birrila, ndonëse te ajo Barcelonë, ylli që shkëlqen më shumë është braziliani Ronaldinho. Gjithsesi, historia mund të ishte zhvilluar krejt ndryshe nga sa ka ndodhur në këto 15 vjet, me argjentinasin që numëron trofeun e tij të gjashtë të “Këpucës së Artë” në dominimin me fanellën blaugrana.

Në fakt, historia e Messit mund të kishte qenë zikaltër. Në vitin 2004, Massimo Moratti, asaj kohe presidenti i Inter kishte parë një videokasetë me pamjet e regjistriuara nga ndeshja e përfaqësueses U-20 të Argjentinës, ku Messi spikaste në aksion, duke shënuar një gol në fitoren 8-0 ndaj Paraguait, ndërsa firmoste dopietën ndaj Uruguait në fitoren 4-1.

Ishte dashuri me shikim të parë ajo e presidentit të Inter, Moratti me argjentinasin Messi, por ky i fundit, mirënjohës për mbështetjen që katalanasit i kishin dhënë në kurat e nevojshme gjatë adoleshencës së tij, preferoi t’i qëndrojë besnik Barcelonës, duke refuzuar kështu tentativën e drejtuesit zikaltër.

 Dy vite më vonë, një tjetër tentativë. E zbuluar shumë vite më pas nga vetë Joan Laporta: “Inter ishte gati të paguante klauzolën prej 150 milionë euro”. Më pas klauzola u rrit në 250 milionë, për të evituar tentative të tjera. Edhe në atë rast, duke marrë shkas nga gatishmëria e klubit të Inter, dështimi i transferimit ndodhi me refuzimin e vetë futbollistit argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat