Reagon Drenica: Nuk është e vërtetë që iu kemi borxh lojtarëve dy paga

Futboll

Reagon Drenica: Nuk është e vërtetë që iu kemi borxh lojtarëve dy paga

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 10:41
KF Drenica

Dje në media është raportuar se tek klubi i futbollit Drenica, ka probleme financiare.

Madje në raportime u tha se Drenica iu ka borxh dy pagat e fundit lojtarëve dhe kështu kanë filluar pakënaqësitë tek lojtarët.

Sot ka reaguar menjëherë kryesia e klubit të Drenicës.

Ata nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook” kanë demantuar lajmin se Drenica iu ka borxh 2 paga lojtarëve. Ata kanë konfirmuar se tek klubi ka vonesë të pagës së fundit për 10 ditë, dhe kryesia e klubit është duke punuar që edhe ky problem të tejkalohet.

Ja postimi i plotë i Drenicës.

Reagim për Media
Skenderaj – 18.10.2019

KF ‘Drenica’ dëshiron të njoftojë opinionin e gjerë publik, dhe mediumin ‘Gazeta SHESHI’ si dhe mediumet tjera, të cilat gjatë ditës se djeshme 17.10.2019, lansuan lajmin për kinse problemet financiare te Drenica dhe sipas mediumit të lartcekur (GazetaSHESHI), “futbollistët e KF Drenicës, nuk janë paguar prej muajsh, konkretisht prej dy muajsh”, kjo nuk qëndron.

Ju njoftojmë se KF Drenica, ka vonesë të pagave vetëm për muajin e fundit dhe atë për dhjetë ditë, janë vonuar pagat e muajit të fundit, dhe drejtuesit e klubit janë në përgatitje e sipër për të paguar dhe pagën e fundit. Kjo është e gjithë e vërteta e cila mund të konfirmohet edhe përmes futbollistëve dhe stafit të KF Drenica, por edhe dëshmive bankare.

Siç i’u kemi bërë apel gjithnjë, serish ju bëjmë apel, të gjitha mediave, pa përjashtim, se para çdo lansimi të ndonjë lajmi në lidhje me situatën ne klubin e Drenicës, të marrin paraprakisht versionin nga përgjegjësit e KF Drenica, pasi që ne gjithmonë jemi të gatshëm t’iu përgjigjemi çdo mediumi të interesuar për situatën në klub të çfarëdolloj natyre.

Duke besuar që informimi i drejtë i opinionit publik, është detyrë primare e mediumeve sportive në vend, shpresojmë dhe besojmë që mediumi ‘Gazeta Sheshi’ si lansuesi i parë i këtij informacioni të sqaroj opinionin e gjerë publik që versionin të cilin e kanë paraqitur nuk qëndron, pasi që nuk dëshirojmë që të njollosët imazhi i KF Drenica, me gjera të pavërteta.

Me Respekt,
Kryesia e KF Drenica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat