Gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe UEFA rreth çështjes së shitjes së biletave për ndeshjet e Kosovës të cilët i luan në cilësin e vendasit.
Shumë qytetarë dhe futbolldashës janë ankuar me mënyrë e shitjes të këtyre biletave nëpërmjet sistemit online “tiks.app”.
Ditë më parë edhe Prokuoria e Shtetit të Kosovës ka nisur hetimet rreth kësaj çështje.
Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu në një prononcim ka thënë se kjo iniciativë e prokurorisë së shtetit mund të cilësohet si ndërhyrje në punën e Federatës së Futbollit dhe se kanë biseduar edhe me UEFA-n e FIFA-n për këtë çështje.
Mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga UEFA, të cilët në përgjigjen e pyetjeve të drejtuara nga redaksia e sportit të kp, kanë thënë se nuk kanë ndonjë informatë rreth kësaj çështje.
“Nuk kemi ndonjë informatë lidhur me këtë rast” thuhej shkurt në këtë përgjigjje.