Rashica me deklaratë bombë për Kosovën dhe Shqipërinë

Futboll

Rashica me deklaratë bombë për Kosovën dhe Shqipërinë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 12:51
Rashica me deklaratë për Kosovën dhe Shqipërinë

Milot Rashica po kalon një moment fantastik në kampionatin gjerman, duke shënuar thuajse në çdo ndeshje me Shalke 04 në Bundesligë.

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë që aktivizohet tashmë me Kosovën, ka dhënë një intervistë për “RTSH Sport” ku u ndal edhe te ndeshjet e dy skuadrave përfaqësuese, duke shtuar se u gëzohet fitoreve të të dyja skuadrave.

“Rritja e Kosovës? Duke parë grupin që kemi, nga kualifikimet e para kemi parë që ka diçka të mirë. Jemi rritur shumë dhe kemi bërë progres shumë të madh. Për momentin po shkojmë mirë dhe jam mirë me klubin. Fituam një ndeshje por kemi një finale në Çeki dhe shpresoj ta fitojmë, u shpreh Rashica.

Ai u pyet edhe për Shqipërinë.

“E kam ndjekur ndeshjen e fundit dhe kanë luajtur mirë. I uroj më të mirat dhe shpresoj të kualifikohen. Jam kthyer në vendin ku kam lindur dhe rritur.

I gëzohemi fitoreve të të dyja skuadrave, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria”, theksoi Rashica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat