Barcelona jep propozimin për datën e ‘Clasicos’

Futboll

Barcelona jep propozimin për datën e ‘Clasicos’

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

‘El Clasico’ i parë i këtij sezoni është një nga më të diskutueshmit viteve të fundit.

Gjendja e rëndë në shtetin e Katalonisë, ku po zhvillohen protesta të mëdha, ka bërë që autoritetet spanjolle të shtyjnë datën e ndeshjes Barcelona – Real Madrid, për shkaqe sigurie.

Sot, Federata e Futbollit të Spanjës ka dhënë ultimatum tek dy skuadrat për të caktuar një datë, para së hënës së ardhshme.

Barcelona ka dhënë propozimin e parë, duke kërkuar që loja të luhet më 18 dhjetor.

Mbetet të shihet nëse propozimi i skuadrës katalane do të pranohet dhe palët do të përplasen në ditën e 18 të dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat