Si është pritur në Gjilan, flet Darko

Futboll

Si është pritur në Gjilan, flet Darko

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 14:57
Si është pritur në Gjilan, flet Darko

Klubi i futbollit Drita nga Gjilani me siguri është një ndër klubet që në sezonin e ri të Ipko Superligës së Kosovës në futboll angazhoi më së shumti futbollistë nga Maqedonia e Veriut.

Përvec trajnerit Ardian Nuhiut, që ishte sjellur një sezon më herët, drejtuesit e klubit u përforcuan me Ardian Cuculin, Izair Eminin, Bunjamin Shabanin dhe portierin Darko Tofiloski.

Portieri 33-vjeçar nga Prilepi ka rrëfyer për përvojën e tij të re, ambientimin në klub dhe qytet, derbin me Gjilanin, tifozët Intelektualët, ndihmën që ia ofrojnë bashkëlojtarët, sa ka mësuar të flasë shqip, si kuptohet në lojë me bashkëlojtarët, ambiciet e skuadrës, konkurrentët për titull e të tjerë.

-Jam pritur shumë mirë nga ana e lojtarëve, kryesisë dhe tifozëve. Këtu në Kosovë futbollin e duan shumë. Qyteti është i mirë, nuk është shumë i madh, këtu jam me familjen time.
-Derbi me Gjilanin ishte super. Atmosfera e mirë, stadiumi plotë me shikues.

-Në qytet shoqërohem me Izair Eminin, Bunjamin Shabanin dhe Ardian Cuculin. Të tre më ndihmojnë për tu gjetur më mirë në qytetin e Gjilanit. Njerëzit po më njohin dhe më ndodh që kur dal të shëtitem me familjen kërkojnë të fotografohen.

-Tifozët tanë Intelektualët janë shumë të mirë, e duan futbollin dhe jetojnë për të. Në çdo ndeshje kemi mbështetje të madhe nga ata. Janë lojtari i 12-të i yni.

-Nuk e kam pasur të vështirë ambientimin pasi unë një kohë të gjatë luaj jashtë vendit. Këtu e kam edhe familjen. Pastaj kam mësuar disa fjalë shqip si: Faleminderit, mirdita, majtas, shpina, drejtë etjerë.

-Ne do të mundohemi të fitojmë titullin e kampionit ose të fitojmë kupën në mënyrë që të dalim në Europë. Nuk do të jetë e lehtë, pasi ka disa skuadra që kanë ambicie të njëjta si Gjilani, Feronikeli dhe Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat