Ernest Gjoka nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Shkëndija e Tetovës, teksa ditën e sotme janë mposhtur në shtëpi nga Akademija Pandev.shkendija
Klubi tetovar nuk po kalon një formë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa pas 10 xhirove të para, renditen në vendin e 6-të me vetëm 11 pikë.
Ditën e sotme kuqezinjtë u mposhtën nga Akademija Pandev me rezultatin 0-1, duke e thelluar akoma më shumë krizën e rezultateve.
Kjo është humbja e dytë në tre ndeshjet e fundit për Shkëndijën, të cilët me këtë ecuri tashmë rrezikojnë edhe fundin e tabelës.
Ndërkohë Akademija Pandev renditet ne vendin e parë, me 21 pikë, një më shumë se Vardari, i cili do të luajë nesër me Makedonija GP.