Situata në Kataloni, shpërthen Guardiola

Futboll

Situata në Kataloni, shpërthen Guardiola

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:58
Pep Guardiola

Katalonia në zemër, gjithmonë! Pep Guardiola nuk arrin të mos mendojë: është vendosur gjithmonë përkrah kauzës katalone dhe e ribëri këtë edhe sot, duke folur për manifestimin e organizuar në Spanjë. “Nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodhë, por mendoj se marshimi paqësor nëpërmjet gjithë Katalonisë dhe deri në Barcelonë, për t’i dhënë mbështetje politikanëve dhe aktivistëve të burgosur prej më shumë se një viti, është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Guardiola.

“Ajo që kërkoj është të ulen dhe të flasin! Komuniteti ndërkombëtar duhet të na ndihmojë të zgjidhim konfliktin Kataloni – Spanjë. Një ndërmjetës i huaj duhet ta bëjë. Kam miq personalë që do të kalojnë nëntë vite në burg, sepse kërkuan të votonin. Evropa duhet të hedhë një hap përpara dhe të na ndihmojë. Mbështes dhe mbroj të drejtat njerëzore këtu, në Alsasua, në Madrid”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat