Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Nices dhe Paris Saint-Germain.
PSG-ja në këtë ndeshje është pa Neymarin, që u dëmtua me Brazilin, derisa Kylian Mbappe e Edinson Cavani – që kanë lënë prapa dëmtimet, janë lënë në stol.
Nga fillimi nuk e nis sfidën kundër Nices as mesfushori italian, Marco Verrati.