Ekipi lë lojën për pagat e pamarra, Tigres nuk tregon mëshirë!

Futboll

Ekipi lë lojën për pagat e pamarra, Tigres nuk tregon mëshirë!

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 10:10
Veracruzi dhe Tigres

Skena skandaloze në Meksikë, aty ku ndeshja ndërmjet Veracruzit dhe Tigres është kthyer në estradë të vërtetë.

Ekipi i Tigres fitoi në transfertë me rezultatin 1-3, por sigurisht që rezultati del në plan të dytë. 

Ekipi vendas i pësoi të 3 golat kur ekipi kundërshtar ishte pasiv.

Lojtarët e Veracruzit nuk luajtën dhe qëndruan statik, ata protestuan kundër drejtuesve të tyre, pasi kanë shumë muaj pa u paguar. 

Kjo nuk ndikoi shumë te Tigres që realizuan 3 gola për 8 minuta. Goli i parë u realizua nga Vargas në minutën e 2', Gignac realizoi në minutën e 4', ndërsa Vargas vulosi rezultatin në minutën e 8'. Lojtarët vendas duartrokitën futbollistët e Tigres në fund të sfidës në mënyrë ironike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat