Gilardino: Piatek do të rilindë me trajnerin e ri. Giampaolo? Humbje për të gjithë

Futboll

Gilardino: Piatek do të rilindë me trajnerin e ri. Giampaolo? Humbje për të gjithë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 10:50
Alberto Gilardino

Mbrëmjen e së dielës, në “San Siro”, kundër Lecce, do të fillojë aventura e Stefano Piolit në pankinën e Milanit. Trajneri emilian ka si detyrë të rilindë skuadrën kuqezi, pas një fillimi negativ të sezonit.

Për TMW, ish-sulmuesi i njohur italian, Alberto Gilardino, tani trajner i Pro Vercelli, foli për këtë moment të Milanit: “Më vjen keq për Giampaolo, i cili është një trajner që unë e respektoj shumë. Kur një klub vendos ta largojë trajnerin, kjo është humbje e vogël për të gjithë. 

Unë e njoh Piolin, ka një identitet të saktë mbi lojën e futbollit dhe di si ta injektojë atë te skuadra. Piatek? Ai ka përjetuar momente të rëndësishme, që kur mbërriti në Itali, si me Genoa, ashtu edhe me Milanin, por tani ai po kalon një fazë rënieje. Jam i bindur, megjithatë, që Pioli do të jetë në gjendje ta rikthejë atë në më të mirën e mundshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat