Historia e pazakontë e sulmuesit që po mahnit Anglinë: "U bëra baba 14 vjeç, ja se si ia dola!"

Futboll

Historia e pazakontë e sulmuesit që po mahnit Anglinë: "U bëra baba 14 vjeç, ja se si ia dola!"

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 11:24
Wesley

Aston Villa është një ndër klubet më historikë në Angli, teksa numëron plot 144 vite që nga krijimi i tij. Këtë sezon, londinezët u ngjitën në Premier League, pas 3 vitesh mungesë dhe ecuria e tyre ka qenë e mirë.

Frymëzuesi kryesor i Villas është padyshim sulmuesi Wesley. Braziliani është njeriu i momentit në “Villa Park”, teksa në sfidën e fundit ndaj Norwich shënoi dopietë. Pikërisht Wesley në një intervistë të dhënë për gjigantin “Sky Sport” ka zbuluar historinë e pazakontë të tij.

22-vjeçari ka treguar se është bërë baba për herë të parë në moshën 14-vjeçare dhe më pas kur ishte 16 vjeç kishte dy fëmijë. Gjithashtu, Wesley u shpreh se ishte refuzuar nga gjashtë klube, përpara se të shkonte te Trencin, vend ku edhe shpërtheu.

Më pas, kalimi në Belgjikë, ku shkëlqeu për 3 vite dhe tashmë udhëheq Aston Villan. Mamaja e tij është njeriu kryesor që e ka mbështetur, të cilët sulmuesi e telefonon gjithnjë pas stërvitjes.

“Kur mbaroj stërvitjen, telefonoj mamanë sepse ajo është gjithçka për mua. Mamaja ime bëri gjithçka për të më ndihmuar me futbollin, kështu që sa herë shkoj në shtëpi e telefonoj. U bëra baba për herë të parë në moshën 14-vjeçare dhe kur isha 16 vjeç pata fëmijën e dytë. Ishte e vështirë sepse ishte koha kur unë nisa të luaj në futbollin profesionist. Duhet të punoja ditën dhe të stërvitesha në darkë. Në momentin që u bëra baba, i thashë vetes që duhet të bëhesha me patjetër futbollist.

Kur luaj më duhet të mendoj për familjen time, fëmijët, mamanë dhe të gjithë. Më duhet të bëja para për fëmijët e mi. Shkova në gjashtë ekipe përpara se të shkoja në Sllovaki dhe të gjitha më thanë 'jo'. Kur shkova tek ekipi i gjashtë mendova se çdo gjë përfundoi për mua dhe nuk do të kisha më asnjë shans për të luajtur futboll, por në atë moment më erdhi shansi. Kur isha 19 vjeç isha në një qytezë të vogël sllovake, Trencin. Javët e para ishin shumë të vështira dhe ishte shumë ftohtë. Madje, tre muajt e parë mendoja se binte borë gjithë kohës. Vija nga Brazili dhe atje nuk i ndjeja këmbët nga ftohti. E pata shumë të vështirë. Jam shumë i lumtur që luaj në Premier League, kampionati më i fortë në Botë. Çdo ditë mendoj për të shkuarën dhe se çfarë mendoja kur shumë ekipe më thanë jo. Tani jam shumë i lumtur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat