Hodgson shpreson që Sterling të mos luaj mirë

Futboll

Hodgson shpreson që Sterling të mos luaj mirë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 14:04
Hodgson shpreson që Sterling të mos luaj mirë

Roy Hodgson, menaxher i Crystal Palace, ekip ky që sot përballet me Manchester City, ka bërë shaka duke thënë se shpreson që Raheem Sterling të luaj keq.

Hodgson shpreson që Sterling të mos luaj mirë si shenjë falënderimi, pasi ishte pikërisht Hodgson trajner i Anglisë kur Sterling kishte debutuar për kombëtaren si 17-vjeçar.

Duke e lavdëruar lojën e Sterling, Hodgson tha me shaka “shpresoj se ai do të ma paguajë duke luajtur shumë keq”.

Skuadra e spanjollit Pep Guardiola, luan sot kundër Crystal Palace, duke kërkuar që të zvogëlojë hendekun e pikëve me Liverpool, që të dielën takohet me Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat