Flamurtari i Prishtinës dhe Drenica nga Skenderaj ndahen baras (0:0) në kuadër të javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Pikë e madhe për skuadrën nga Skenderaj dhe e dyta rresht brenda një jave, pasi që në mesjavë u nda baras (0:0) me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Flamurtari nuk arriti të shënojë fitore, që të këndellet nga ajo seri e zezë e rezultateve.
Drenica është në vend të shtatë me 11 pikë, ka dy më shumë se Flamurtari në pozitën e 10-të.
Vendasit patën disa mundësi të mira por nuk i realizuan, ndërsa Drenica importoi një pikë të madhe e me meritë.