Solskjaer i gatshëm që të largohet nga ‘Old Trafford’?

Futboll

Solskjaer i gatshëm që të largohet nga ‘Old Trafford’?

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 16:27
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer mund të largohet nga Manchester United.

Bosi i ‘Djajve të kuq’, Ole Solskjaer, nuk e ka nisur edhe aq mirë sezonin e ri në Premierligë, me skuadrën e tij që ngeci të shmangte rezultatet negative.

Sipas raportimeve të ‘Metro’, Solskjaer do të ishte i gatshëm që të hiqte dorë nga posti i trajnerit tek Man Utd, nëse do të ndihej sikur po e dëmton klubin.

Norvegjezi po dështon të tregojë vetën nën presionin e madh të cilin po e kalon, por ai beson se mbetet personi i duhur për punën.

Nëse situata duhet ndryshuar, ai do të ishte i gatshëm që të hiqte dorë nga kontrata tri vjeçare me United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat