Shaqiri largohet nga Flamurtari

Futboll

Shaqiri largohet nga Flamurtari

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 16:42
Shaqiri largohet nga Flamurtari

Artim Shaqiri ka deklaruar se pas kësaj ndeshje nuk do të jetë më trajner i Flamurtarit, shkruan Insporti.

Shaqiri këtë e konfirmoi pas përfundimit të ndeshjes pa gola. “Unë jam i kënaqur me këtë pikë, por nuk do të jem më trajner i Flamurtarit”.

Flamurtari dhe Drenica janë ndarë baras pa gola në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet.

Drenica edhe pse dominoi ndeshjen me raste të shumta shënimi, nuk arriti të shënonte golin e vlefshëm për tre pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat