Lushtaku: Kur t’i humbash gjithë ato raste

Futboll

Lushtaku: Kur t’i humbash gjithë ato raste

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 16:59
Lushtaku: Kur t’i humbash gjithë ato raste

Flamurtari dhe Drenica janë ndarë baras pa gola në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet.

Drenica edhe pse dominoi ndeshjen me raste të shumta shënimi, nuk arriti të shënonte golin e vlefshëm për tre pikë.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku pas ndeshjes u deklarua i pa kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në pjesën e dytë.

“Jam i kënaqur me pjesën e parë por aspak me të dytën. I kemi humbur gjithë ato raste në pesën e parë dhe them se në pjesën e dytë shpëtuam pa humbur. Kur t’i humbash gjithë ato raste mund edhe të dënohesh kështu që them se shpëtuam.

Asnjë trajner nuk mund të jetë i kënaqur me barazim kur i humb gjithë ato raste por futbolli e ka këtë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat