Welbeck i pafat, lëndohet tre minuta pas rikthimit nga lëndimi

Futboll

Welbeck i pafat, lëndohet tre minuta pas rikthimit nga lëndimi

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 17:01
Danny Welbeck

Danny Welbeck është një nga lojtarët më të pafat në vitet e fundit të futbollit.

Ish anëtari i Arsenal dhe Manchester United nuk po mund t’i hap sytë nga lëndimet e njëpasnjëshme.

Welbeck mungoi për një kohë shumë të gjatë në fushën e blertë, pikërisht si pasojë e dëmtimeve, dhe sapo është kthyer në fushën e blertë, në më pak se katër minuta është obliguar të zëvendësohet.

Tashmë anëtari i Watford pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Tottenham.

Mbetet të shihet se për sa kohë do të jetë jashtë fushave lojtari anglez, pas këtij dëmtimi të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat