Pronarët e Milanit nuk dorëzohen, duan trajnerin më të mirë në botë për stolin kuqezi

Futboll

Pronarët e Milanit nuk dorëzohen, duan trajnerin më të mirë në botë për stolin kuqezi

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 17:48
Pronarët e Milanit

Milani do trajnerin e Manchester City-t Pep Guardiolën dhe drejtorin sportiv të Ajax Marc Overmars për sezonin e ardhshëm, këtë e raporton Mundo Deportivo.

Shtypi spanjoll sugjeron se pronarët Eliott Management janë frustruar nga rezultatet e dobëta dhe trajnerët që kanë qenë te kuqezinjtë gjatë viteve të fundit.

Ata mendojnë se për të rikthyer Milanin aty ku i takon, duhet të punësojnë njerëz me eksperiencë dhe fitimtarë.

Ideja e tyre është Pep Guardiola, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2021. Nuk është hera e parë që Pep përflitet për një kalim në Serie A, aty ku ka luajtur me Romën dhe Brescia-n.

Hierarkia e Milanit nuk është e kënaqur me punën e Maldinit dhe Boban, pasi të dy nuk kanë eksperiencë në rolet e drejtuesve. Objektivi numër një i pronarëve është Marc Overmars, i cili aktualisht është te Ajax dhe gjatë viteve të fundit ka bërë një punë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat