Shkupi pësoi humbje në fund, fitore e madhe e Struga Trim Lum

Futboll

Shkupi pësoi humbje në fund, fitore e madhe e Struga Trim Lum

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 17:52
Shkupi pësoi humbje në fund, fitore e madhe e Struga Trim Lum

Skuadra e Struga Trim Lum ka shënuar fitore të madhe në shkup kundër Rabotnickit me rezultat 2:1, ndërsa golat e triumfit i shënuan Cake dhe Osmani.

Në këtë ndeshje me kartonë të kuq u ndëshkua Nijas Lena, kurse vlen të vecohet se portieri Gjuriq mbrojti penallti në fund të takimit.

Renova është mposhtur në Kratovë nga Sileksi me rezultat 3:0, kurse humbje të pafat përjetoi edhe Shkupi në Veles nga Borec 2:1.

Shkupjanët ishin në epërsi me golin e Jurinës, por nuk qëndruan, ku përvec golit të barazimit, ata pranuane edhe një gol të vonshëm në minutat shtesë të takimit për humbje prej 2:1.

Rezultatet, java e 10-të
Rabotniçki-Struga 1:2
Sileks-Renova 3:0
Borec-Shkupi 2:1
Makedonija GJP-Vardar 1:1
Shkëndija- A.Pandev 0:1

Tabela:Vardar 21, A.Pandev 21, Makedonija GJP 16, Renova 13 (9 ndeshje), Shkupi 13, Struga Trim Lum 11, Rabotnicki 10, Sileks 9 (9 ndeshje) pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat