Chelsea e mposht Newcastlen, dështon Tottenhami

Futboll

Chelsea e mposht Newcastlen, dështon Tottenhami

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2019 Në ora: 17:49
Chelsea e mposht Newcastlen, dështon Tottenhami

Skuadra e Chelseas triumfoi me rezultat 1:0 në duel me Newcastle-n, në takimin e javës së 9-të në Premier League në futboll.

Në minutën e 73-të, Alonso brenda 16-shit godet fortë dhe e fërfëllon topin në këndin e djathtë të portës mysafire, 1:0. Chelsea ngritët në vend të tretë me 17 pikë, kurse Newcastle është i 18-ti me 8.

Tottenham dëshpëroi tifozët e vet duke barazuar si vendas me rezultat 1:1 me Watfordin. 

Në minutën e 6-të, Doucoure realizoi me lehtësi nga afërsia duke shfrytëzuar edhe ngathtësinë e mbrojtjes vendase. Alli shpëtoi nga humbja vendasit, duke barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 86-të.

Portieri Foster gaboi dhe Alli shënoi.

Tottenham dëshpëroi të gjithë me këtë dështim dhe renditet në vend të shtatë me 12 pikë, kurse Watford është i fundit me 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat