Lajm i mirë për Kosovën, ylli i Çekisë do të mungojë në ndeshjen e nëntorit

Futboll

Lajm i mirë për Kosovën, ylli i Çekisë do të mungojë në ndeshjen e nëntorit

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 18:04
Marek Suchy

Republika Çeke e ka marrë një lajm të keq para ndeshjen kundër Kosovës, që do të zhvillohet në nëntor, pasi që mbrojtësi Marek Suchy ka pësuar lëndim dhe do të mungojë në këtë përballje të rëndësishme.

Përballja mes Çekisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor në “Doosan Arena”, do të jetë vendimtare për fatin e të dyja Kombëtareve në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, transmeton Gazeta Express.

Çekia radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Grupit A, me një pikë më shumë të fituar sesa Kosova, përderisa Anglia është lidere e grupit. Me fitore në përballjen e 14 nëntor, Çekia do ta fitonte kualifikimin në EURO 2020, ndërsa Kosova do të duhej të tentonte edhe një herë përmes play-offs të Ligës së Kombeve.

Për këtë ndeshje të rëndësishme skuadrës së Çekisë do t’i mungojë Marek Suchy, i cili ka qenë titullar katër herë për Çekinë në ndeshjen kualifikuse për Kampionatin Evropian, edhe në atë kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”.

Këtë lajm, Zëri raporton se e ka bërë të ditur presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, i cili të shtunën ishte i ftuar në ndeshjen e Augsburg – Bayern Munich.

Ejupi me këtë rast është takuar edhe me futbollistin e Augsburgut, mbrojtësin 31-vjeçar Marekt Suchy, i cili është pjesë e reprezentacionit të Republikës së Çekisë.

 Suchy me këtë rast e ka njoftuar Ejupin se nuk do të mund që ta ndihmojë Çekinë në ndeshjen me Kosovën që luhet më 14 nëntor teksa do të mungojë për më shumë se pesë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat