Valon Berisha: Më së miri këndon Kololli, por atmosferën e bën Muriqi

Futboll

Valon Berisha: Më së miri këndon Kololli, por atmosferën e bën Muriqi

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 18:14
Valon Berisha

Valon Berisha gjatë një interviste për emisionin  “Ich bin Albaner” ka folur për shumë gjëra.

Ndonëse fokus ka qenë karriera e tij, ai pa hezitim i është përgjigjur edhe disa pyetjeve ngacmuese nga gazetari.

Valoni i cili po tregon formë të jashtëzakonshme me kombëtaren e Kosovës, ka treguar dhe për atmosferën fantastike që mbizotëron në ekipin kosovar dhe mes lojtarëve.

I pyetur se kush këndon më së miri në skuadër, Valoni u shpreh se më i miri në këndim është Benjamin Kololli, ndërsa atmosferë në skuadër e bën më së shumti Vedat Muriqi.

Kujtojmë që Kosova së fundi u përball në shtëpi me Malin e Zi, ndeshje të cilën e fitoj me rezultat 2 me 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat